All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Bujqit kërkojnë ndihmë, lumi i Shushicës “gllabëron” çdo vit toka bujqësore

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 16:26 | Aktualitet
Bujqit kërkojnë ndihmë, lumi i Shushicës
All - Paragraf - 1

Fshati Xhyherinë në njësinë administrative të Vlorës, po humbet vit pas viti sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore si pasojë e gërryerjes nga lumi Shushica, i njohur edhe si lumi i Vlorës.

Gjatë viteve të fundit, lumi ka përpirë qindra metra tokë në gjerësi dhe gjatësi, ndërsa fenomeni sa vjen dhe bëhet akoma më i egër.

All - Paragraf - 3

Fermerë të zonës të cilët po përpiqen të mbajnë në këmbë fermat e tyre bujqësore dhe blegtorale tregojnë dëmet që kanë pësuar dhe vazhdojnë të pësojnë, duke e cilësuar si një krim atë që po ndodh.

"Problemi është se po ndodh një krim, të iki toka e bukës nuk përsëritet më”, thotë një banor.

“Po mundohem të zhvilloj një fermë këtu ngjitur me lumin. Lumi ka qenë 300 metra më tutje dhe vazhdon dhe gërryen tokën lumi po na afrohet frikshëm biznesi është investim kolosal, është pasuri kombëtare”, shprehet një tjetër.

Kur i pyet nëse ka ardhur dikush nga pushteti lokal për këtë problematikë, të japin këtë përgjigje. “Me sa duket s’ka filluar fushata akoma”.

All - Paragraf - 7

Kjo ka bërë që bujqit e zonës të stepen për të mbjellë tokat: “Nuk mund t’i mbjellësh se është para e hedhur në lumë”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos