Më tepër se 30 fëmijë nga i gjithë qarku i Korçës janë bërë pjesë e kolonisë së piktorëve në Kolonjë. Ata kanë hedhur në telajo bukuritë natyrore të Rehovës, Borovës, Vodicës, Sotirës, Shelegurit e të tjera vende që Kolonja ka.
Piktorët e vegjël e shohin koloninë si një mundësi për të kaluar kohën ndryshe larg rrjeteve sociale dhe duke bërë një punë që ata e dashurojnë dhe kolonia kolonjare u ka falur ndjesi ndryshe.
Për kryebashkiakun Isai dhe kryetaren e Këshillit të Qarkut Ana Verushi, bota e fëmijëve është e gjerë dhe plot talent dhe si e tillë duhet mbështetur dhe organizuar në përmasa edhe më të mëdha pse jo kombëtare dhe ndërkombëtare.
Punimet e fëmijëve u shfaqën në një ekspozitë pranë pallatit të kulturës. (A2 Televizion)