Rreziku nga rrjetet sociale. Si mund t’i mbrojnë prindërit fëmijët nga bota virtuale?

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 20:14 | Aktualitet
Rreziku nga rrjetet sociale. Si mund t’i mbrojnë prindërit

Hapja e një llogarie në TikTok apo në çdo rrjet tjetër social, nuk është aspak e vështirë. Teksa prisnim të zhvillonim një intervistën me Tomi Kallanxhi, ekspert IT, vetëm nëpërmjet një e-mail ai hapi një llogari të rreme në pak sekonda.

Një praktikë të tillë po përdorin shpesh edhe minorenët në Shqipëri, të joshur jashtëzakonisht nga bota virtuale.

“TikTok mbylli 35 milionë llogari minorenësh dhe është diçka që nuk e ndalon dot pasi një 10 vjeçar e shënon datëlindjen 88-ta dhe mund ta hapin sërish me e-mail e të dhënave të të atit”, tregon Kallanxhi.

Rreziku nuk shihet vetëm të hapja e një llogarie, por të shikimi i përmbajtjeve të materialeve që shfaqen. Kontrolli i fëmijëve është mjaft i thjeshtë, vetëm duke u abonuar në disa aplikacione sigurie.

“Për 60$ ose 30$ në vit ti ke mundësinë të shohësh çfarë bërë fëmija juaj në telefon, me kë flet, çfarë shkruan, sa orë qëndron, numrat e fundit që ka regjistruar në celular”, tregon eksperti i IT.

Aplikacione të tilla si BitDefender Central, mund të të paralajmërojë edhe për një rrezik më të madh

“Nëse fëmijës i vijë SMS kërcënuese apo shantazhuese, prindërit i vjen në e-mail, kush ja ka nisur dhe çfarë i ka thënë”, shton Kallanxhi.

Në dorë, prindi mund të ketë edhe bllokimin e aplikacioneve për të cilat nuk dëshirojnë që të lundrojnë fëmijët e tyre. Nëse prindërit nuk janë përdorues të mirë të rrjeteve sociale, ekspertët këshillojnë që ata të kërkojnë ndihmë tek persona që mund t’ua bëjnë më të lehtë vendosjen e këtij kontrolluesi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos