Rreziku nga rrjetet sociale, psikologët: Ka dështuar i gjithë zinxhiri i edukimit të fëmijëve

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 20:00 | Aktualitet
Rreziku nga rrjetet sociale, psikologët: Ka dështuar i gjithë

Siguria e fëmijëve është bërë lehtësisht e cenueshme nga përdorimi i lartë i rrjeteve sociale. Edukimi i tyre siç duhet sipas psikologes Valbona Treska ka dështuar, pasi mosfunksionimi i vetëm një hallke, prish gjithë zinxhirin. Faji nuk është i askujt por është i të gjithëve që jetojnë apo punojnë me fëmijët.

“Ka dështuar ministria, politikat e hartuara, punonjësit social, madje dhe prindërit, nuk i drejtohet gishti vetëm dikujt”, shprehet psikologia.

Thuajse aspak aktivitet fizik e si rrjedhojë ngujimi i fëmijëve brenda katër mureve me aparate telefoni në duar. Kjo mënyrë jetese, sipas psikologëve dhe dështimi për t’i orientuar drejt mekanizmave për të përfituar e jo për t’u rrezikuar nga teknologjia, po dëmton fëmijët dhe rininë. 

“Do ja kërkoi prindi 20 herë të heqë telefonin, por te hera e 21, do lodhet dhe vetë e do i thotë, ok vazhdo luaj. Sot ke prindër që nuk kanë mundësi t’i çojnë fëmijët në kurs privat futbolli apo noti, madje dhe ora e fiskulturës është reduktuar ndjeshëm. Fëmija ka nevojë të shpërfaqë energjitë e tij”, shprehet psikologu.

Nga institucionet arsimore, psikologët kërkojnë më tepër aktivitet edukativ dhe jo thjesht mbingarkimin e fëmijëve me dije mekanike nga librat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos