
Dy persona janë arrestuar sot për vjedhjen e mbetur në tentativë të një bankomati në qytetin e Bulqizë.
Autorët E.A., 31 vjeç dhe F.L., 35 vjeç, që kishin precedentë penalë për vjedhje, tentuan natën e së shtunës të vjedhin bankomatin e një banke në ”Lagjen e Re”, të maskuar dhe me sende të forta.
Reagimi i forcave të policisë i pengoi atyre vjedhjen por edhe zhdukjen nga vendngjarja, që përfundoi në arrest për veprën penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. (A2 Televizion)