
Bayern Munchen ka nisur shkëputjen në krye të Bundesligës. Kampionët në fuqi të Gjermanisë mundën pasditen e sotme 2-1 ekipin e Freiburg dhe përfituan nga humbja e Borussia Dortmund për t’u shkëputur 4 pikë nga verdhezinjtë e vendit të dytë.
Leon Goretzka zhbllokoi sfidën në minutën e 30, ndërsa në pjesën e dytë ishte Robert Lewandowski që dërgoi topin për herë të dytë në rrjetë (75’), duke mbyllur llogaritë e ndeshjes.
Në minutat shtesë pati kohë për një gol të miqve me anë të Haberer.
Ndërkohë, Dortmund u mposht në transfertë nga Leipzig, me rezultatin 2-1. Christopher Nkunku zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Dortmund reagoi dhe riktheu barazpeshën me anë të Marco Reus (52’).
Leipzig gjeti golin e fitores me anë të Yussuf Poulsen, në minutën e 68. (A2 Televizion)