Juventus mposht Fiorentinën në minutat shtesë. Cuadrado, heroi i bardhezinjve

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2021, 20:03 | Futboll
Juventus mposht Fiorentinën në minutat shtesë. Cuadrado, heroi i

Juventus është kthyer te fitorja pas 3 ndeshjesh radhazi ku nuk e kishte provuar shijen e suksesit dhe këtë gjë e bën kundër Fiorentinës, në minutat shtesë të ndeshjes.

Heroi i ndeshjes ishte Cuadrado, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 91, pas një aksioni individual nga e djathta e sulmit.

Fiorentina i luajti 15 minutat e fundit me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë të mbrojtësit Milenkovic.

Me këtë fitore, bardhezinjtë ngjiten në vendin e 7 të Serisë A, duke barazuar pikërisht Fiorentinën, me 18 pikë pas 12 ndeshjesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos