Bundesliga bën prapakthehu, prej nëntorit mbyllen stadiumet

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 13:53 | Futboll
Bundesliga bën prapakthehu, prej nëntorit mbyllen stadiumet

Gjermania bën një hap pas dhe vendos të rimbyllë stadiumet.

Lajmi është konfirmuar nga mediat, që shpjegojnë se zhvillimi i ndeshjeve pa spektatorë lidhet me masat shtrënguese, në betejën kundër pandemisë Covid-19.

Duke nisur nga muaji nëntor, në ndeshjet e Bundesligës nuk do të ketë më tifozë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel vendosi që prej së hënës, më datë 2 nëntor, të gjitha eventet sportive profesioniste, duke nisur nga futbolli, do t’i zhvillojnë aktivitetet me dyer të mbyllura për publikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos