Tërmeti i 26 nëntorit, në qershor nis puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 10:42 | Politikë
Tërmeti i 26 nëntorit, në qershor nis puna për

Komisioni Shtetëror i Rindërtimit zhvilloi një mbledhje “online”, ku u përcaktuan edhe zonat e reja që do të ndërtohen për ata që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Kryeminstri Edi Rama tha se strehimi për ta do të garantohet, ndërsa ministri Arben Ahmetaj shpjegoi edhe hapat e rindërtimit: “Të martën përfundon procesi teknik i shpronësimit dhe në fund të javës tjetër ajo zonë do të jetë e gatshme për ndërhyrje. E njëjta gjë po ndodh edhe në Thumanë”.

Arkitektët italianë shpjeguan projektin e një kompleksi banimi në Durrës. Ata detajuan edhe mënyrën se si do të ndërtohen banesat e reja në fund të bulevardit të ri të Tiranës, në kufi me lumin.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj përmendi shifra konkrete: “2200 apartamente në total, 442 i kemi rezervuar për ata që janë kredi të buta të bashkisë”.

Ministri Ahmetaj dha edhe afatin se kur do të nisin punimet në këto zona: “Qershori dhe korriku do të jenë muajt ku në të gjitha zonat e dëmtuara do të ketë hapje kantieresh ndërtimi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos