All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Burra që urrejnë gratë”... 6 vrasje në 5 javë trondisin vendin e vlerësuar për barazinë gjinore

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 16:44 | Bota
All - Paragraf - 1

Gjashtë gra janë vrarë në vetëm pesë javët e fundit në Suedi, një seri ngjarjesh tragjike që kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje të shoërisë atje, dhunën në familje, një fenomen i habitshëm për një nga vendet që zakonisht vlerësohet për barazinë gjinore.

Edhe pse nuk kanë shumë të ngjashmëri me vrasjet makabre të rrëfyera në librin e shkrimtarit suedez Stieg Larsson, “Burra që urrejnë gratë”, botuar në vitin 2005, duket se titulli u shkon për shtat këtyre historive.

All - Paragraf - 3

Vrasjet kanë ndodhur në krahina të ndryshme, viktimat janë të brezave të ndryshëm, por në të gjitha rastet e përbashkëta ishte se, i arrestuari si autor i dyshuar, ishte një burrë që kishte lidhje të afërta me to.

Dy prej vrasjeve kanë ndodhur në mes të ditës: një në qendër të një qyteze në jug të vendit, tjetra në stacionin kryesor të trenave në Linkoping, një qytet studentor në jug të Stokholmit.

Në Flemingsberg, një periferi e varfër e kryeqytetit, një grua u vra me thikë në apartamentin që ndante me katër fëmijët e saj. Burri i arrestuar si i autor i dyshuar raportohet të jetë dikush që ajo e njihte mirë. Banorët e zonës tregojnë se nuk ndihen më të sigurt dhe kërkojnë që dhuna ndaj femrave të diskutohet më tepër, në mënyrë që fenomeni të mos përsëritet.

All - Paragraf - 6

Në vitin 2020, në Suedi u raportuan 16461 raste të sulmeve ndaj grave nga persona të afërt, një rritje me 15,4% krahasuar me vitin 2019, sipas shifrave të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Krimeve.

Ministrja suedeze e Barazisë Gjinore, Marta Stenevi, thotë që është e tronditur nga dhuna, por jo e befasuar. “Kemi ecur shumë sa i përket barazisë gjinore në Suedi, por jetojmë ende brenda disa strukturave që i shtypin gratë”, thotë ajo.

Qeveria po punon për hartimin e një strategjie 10-vjeçare që synon përmirësimin e edukimit dhe sigurimin e mbrojtjes më të madhe për gratë që ndihen të kërcënuara. Një nismë që është përshëndetur edhe nga Policia. Disa politikanë janë përpjekur t’i bëjnë bisht problemit, duke e quajtur fenomenin si të importuar, por ministrja Stenevi thotë se etiketimi si “çështje e emigrantëve” e minimizon shumë atë. “Kemi sigurisht probleme me të ashtuquajturat “vrasje nderi”, por dhuna ndaj grave ka rrënjë të thella në shoqërinë suedeze”.

All - Paragraf - 9

Disa mendojnë që pandemia ka luajtur rol në rritjen e dhunës ndaj grave. Edhe pse Suedia nuk bëri mbyllje totale, por sidoqoftë, një numër i madh grash u detyruan të qëndrojnë në shtëpi, diçka që mund të ketë ndikuar në rritjen e ndërveprimit, dhe si rrjedhojë, edhe të mosmarrëveshjeve. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos