Bushati: Luhatjet politike të Presidentit, në sinkron me fushatën

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 20:46 | Politikë
Bushati: Luhatjet politike të Presidentit, në sinkron me fushatën

Ervin Bushati, kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se “luhatjet politike të Presidentit Ilir Meta janë në sinkron me fushatën”.

“Kur e zgjodhëm, menduam që Presidenti do të mendonte përtej interesave vetjake apo partiake. Kjo nuk ndodhi. Luhatjet politike të Presidentit janë në sinkron me fushatën. Për shembull, ka dy javë që ka qenë i qetë. Ne argumentet tona do t’i çojmë në Gjykatën Kushtetuese. E pranon ose jo kjo gjykatë, duhet parë. Për mendimin tim, personi që do të jetë President, të mos jetë President politik. Duhet ta ndajë mendjen që do të jetë President i të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Bushati.

Sa i përket emrat të kandidatëve për President, Bushati tha: “Do të përfundojë një herë procedura e shkarkimit të Presidentit. Më pas, kur të vijë momenti për të biseduar se kush do të jetë i pari apo e para e Shtetit, do të konsultohemi patjetër me opozitën. Nuk mund të bëjmë sikur opozita nuk ekziston. Duhet një figurë përbashkuese, pasi jemi edhe në një moment të rëndësishëm për të shkuar drejt Evropës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos