
5 milionë dollarë do të jetë buxheti i federative sportive për 5 vite. Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim me sportistët elitar të vendit si dhe presidentët e federatave të ndryshme sportive ku shpalosi planin e qeverisë për zhvillimin e sportit në vend.
Sipas tij, “Qeveria për herë të parë me buxhetin e vitit të ardhshëm adreson 500 milionë lekë duke kërkuar marrjen përsipër të komitetit olimpik të ekzekutimit të këtij plani nga pikëpamja financiare. Ajo që dimë është që në Shqipëri kemi një numër të konsiderueshëm klube sportive në shumë disiplina që superojnë në një lloj xhungle të pasistemuar”.
Ndërkohë për presidentin e KOKSH, “5 milionë dollarë janë buxheti i federative për 5 vite dhe basketbolli dhe volejbolli do të jenë dy sportet e para që ne do të provojmë Kreu i qeverisë tha se risia e këtij viti do të jetë hapja e klasave sportive të cilat mund të ndihmojnë shumë për rritjen e fëmijëve më frymën sportive dhe mbështetjen e tyre në të ardhmen”.
“Është koha të fillojmë brenda shkollave, sistemit arsimor skuadra sportive. Nuk flas këtu për klasa sportive por skuadra sportive të shkollave e universiteteve duke ndërtuar dhe një kalendar kompeticioni garash, qoftë në nivelin kombëtare dhe ndërkombëtar që në fund të fundit kjo është baza e gjerë që më pas pikasin talentet dhe marrin rrugën për tu ngjitur më lart në sportin profesionit” shtoi kryeministri.
Në fund kryeministri premtoi se pas peshëngritjes do të ketë mbështetje financiare dhe për sportistëve elitar si pjesë e paketës së re sportive. (A2 Televizion)