
Partizani-Tirana mbetet ndeshja e shumëpritur jo vetëm nga tifozët kryeqytetas, por i gjithë vendi.
Ndonëse dy skuadrat vijnë me objektiva të ndryshme dhe diferenca të mëdha në tabelën e klasifikimit, një derbi gjithmonë luhet dhe përjetohet si i tillë. Tirana vjen si kryesuese e kampionatit, mirëpo, siç e thekson dhe trajneri Orges Shehi, në takime të tilla nuk ka favoritë.
Nga ana tjetër, tekniku Ilir Daja u shpreh se humbja me Kukësin ka shërbyer si mësim dhe se fryma pozitive e skuadrës është çelësi i suksesit në situata të tilla.
Derbi Partizani-Tirana luhet këtë të enjte në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania”. (A2 Televizion)