
Vllaznia dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë, në ndeshjen vlefshme për javën e 15 të kampionatit shqiptar të futbollit.
Shkodranët kaluan të parët në avantazh me anë të Latifit, që në minutën e 8 të ndeshjes, ndërsa Kukësi barazoi në minutën e 70, me Puntus.
Me këtë barazim, Kukësi mban vendin e dytë, me 28 pikë, ndërkohë që Vllaznia zbret në vendin e katërt, me 25 pikë.
Tirana mund të përfitojë për t’u shkëputur 5 pikë nga Kukësi, nëse fiton derbin.
Ndërkohë, Egnatia ka shkaktuar surprizën në Durrës, duke mundur 2-1 Teutën. (A2 Televizion)