Real shkëputet në krye me një Benzema madhështor

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 10:59 | Futboll
Real shkëputet në krye me një Benzema madhështor

Reali i Madridit nuk gaboi dhe triumfoi 2-1 në fushën e Athletic Bilbaos, duke rikthyer distancën e sigurisë me ndjekësit në kampionatin spanjoll.

Vendimtar në ndeshjen e luajtur në “San Mames” ishte ylli i skuadrës, Karim Benzema. Dy golat e realizuar prej tij në shtatë minutat e para të lojës shërbyen për të thyer baskët.

Sulmuesi francez e mbylli fazën e parë me 15 gola të shënuar, ndërkohë që në sezonin e tij më të mirë ka shënuar 24 gola në kampionat.

Vijon kriza e Atletico Madrid, që pësoi humbjen e katërt me radhë. Këtë herë ishte Granada ekipi që mposhti 2-1 të besuarit e Diego Simeones, të cilët nuk arritën të ruanin avantazhin e minutës së dytë, me golin e Joao Felix. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos