Buxheti për pushtetin vendor, Shoqata e Bashkive: Nevojat janë më të mëdha, të subvencionohet TVSH

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 12:22 | Politikë
Buxheti për pushtetin vendor, Shoqata e Bashkive: Nevojat janë më

Në seancën dëgjimore në lidhje me buxhetin për pushtetin vendor në vitin e ardhshëm, shoqatat e bashkive shprehën rezerva mbi fondin e vënë në dispozicion dhe mekanizmat për vjeljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Kryetari i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Pjerin Ndreu kërkoi më shumë të ardhura për emergjencat civile dhe rritjen e fashës së përfitimit nga renta minerare, ndërsa Erion Veliaj, nga Shoqata Për Autonomi Vendore, kërkoi subvencionim të TVSH-së në transportin publik, duke e konsideruar këtë të fundit si “sektor të zhytur në krizë të rëndë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos