Fabjan Topollaj, jurist në profesion, një nga përfaqësuesit dhe themeluesit e Partisë Bindja Demokratike foli në A2 për draftin që po negociohet për reformën zgjedhore.
Ai u shpreh se marrëveshja është një mënyrë që opozita jashtëparlamentare të rihyjë në sistem.
“Ajo që konsiderohet marrëveshje, nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë që opozita jashtëparlamentare e ka kuptuar tashmë që ajo që bëri gati një vit e ca më parë, të jetë një mundësi për të hyrë në sistem. Opozita doli nga sistemi duke na thënë se ky sistem nuk funksiononte, ndërsa tani që rihyri në sistem nuk po e përdor këtë mundësi për ta shkatërruar sistemin, për të ndryshuar rrezikun e madh që kishte thënë. Më e çuditshmja është se ka hyrë në sistem, por nuk do ta ndryshojë atë. Marrëveshja mes palëve, nuk është gjë tjetër veçse një këmbëngulje e PD të mos ndryshojë asgjë. Është shumë e çuditshme që PD nuk thotë asgjë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, PD-së i takon të bëhet promotorë e ndryshimit, ndryshe e ka të pamundur të vijë në pushtet dhe të fitojë votat. Këmbëngulja e PD është që të mbajë kodin zgjedhor kështu siç është”, u shpreh Topollaj.
Më tej, Topallaj u shpreh se opozita në parlament nuk duhet ta votojë marrëveshjen, por duhet të bëhet promotorë e ndryshimit të kodit zgjedhor.
“Një grup i madh deputetësh janë në unison me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave. Unë jam shpresëplotë se parlamenti nuk do ta kalojë marrëveshjen, por do të bëhet promotor për ndryshimin real të kodit zgjedhor. Ndryshimet e opozitës parlamentare janë një sinjal shprese. Unë vë re që edhe kryeministri nuk është më reflaktar ndaj kësaj ideje”, tha (A2 Televizion)