Komisioneri Europian: Zgjerimi bazohet në meritokraci

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 14:08 | Politikë
Komisioneri Europian: Zgjerimi bazohet në meritokraci

Pas shumës shtyrjesh, Eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, konfirmoi se Komisioni Europian do të prezantojë këtë javë kornizën e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu bëri thirrje për implementim të reformave teksa theksoi në parlamentin europian se Brukseli do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në rimëkëmbjen ekonomike.

 “Këtë javë Komisioni Europian do t’i propozojë Këshillit draftin për kornizën e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, së bashku me një përditësim për progresin e bërë. Zgjerimi bazohet në meritokraci. Për të bërë progres në rrugën drejt Bashkimit Europian, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë me zbatimin e reformave”, tha Varhelyi.

“Më shumë punë kërkohet në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në liritë themelore dhe të drejtat e njeriut. Rezultate të shpejta dhe të prekshme në reformat e kërkuara, do të thotë përshpejtim të negociatave të anëtarësimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos