Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 08:04 | Politikë

Kryeministri Edi Rama përmes një telefonate ka bërë të ditur se dhuron për Turqinë, në emër të qeverisë, plot një milion euro.

Dhurimi u bë në një lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin turk, ku po bëheshin donacione dhe bamirësi për tërmetin tragjik.

Transmetimi i fushatës televizive “Turqia në zemër” ishte planifikuar për tri orë, por dhe pas pesë orëve donacionet vijojnë.

Bilanci i viktimave në Turqi i ka tejkaluar 31 600 viktimat e shënuara nga tërmeti i vitit 1939, duke e bërë atë të 6 shkurtit, katastrofën më të rëndë në historinë moderne të vendit.

Në Sirinë e gjunjëzuar nga lufta civile 12-vjeçare, bilanci ka shkuar në mbi 5700. Në një vlerësim të parë të dëmeve, llogaritet se Turqia përballet me një faturë prej 84 miliardë dollarësh; 42 mijë godina ose janë shembur, ose janë dëmtuar rëndë në 10 qytete.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/8-dite-pas-termetit-shkaterrimtar-mbi-40-mije-viktima-ende-njerez-te-gjalle-nen-rrenoja/
https://a2news.com/2023/02/14/viktima-shqiptare-edhe-ne-hatay-kaya-70-shqiptare-kane-vdekur-nga-termeti-ne-kahramanmaras/
https://a2news.com/2023/02/14/katari-dergon-10-000-shtepi-te-levizshme-nga-kupa-e-botes-ne-zonat-e-prekura-nga-termeti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos