
Ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, i ka dorëzuar, mëngjesin e sotëm, detyrën Olta Xhaçkës. Në fjalën e tij, gjatë prezantimit të ministres së re, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi rama, Cakaj theksoi disa nga arritjet e diplomacisë shqiptare gjatë dy viteve të kryesimit të tij, ku ndër të tjera përmendi marrëveshjet për unifikimin e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
“Tërmeti dhe pandemia cenuan punën e diplomacisë. Falënderoj kryeministrin për besimin e dhënë, mbështetjen e vazhdueshme dhe në situata si këto krijohen momente refleksioni. Kondsideroj se pa mbështetjen e kryeministrit, puna ime do kishte qenë e pamundur. Ky rrugëtim përbën nderin e jetës sime. Falënderoj zonjën Xhaçka për marrjen e detyrës dhe bashkëpunimin që kemi pasur, deri më sot. Arritjet tona të konsiderueshme, kemi mbështetur 5 marrëveshje për unifikimin e faktorit shqiptar në rajon. Këto arritje janë rrjedhojë e punës sistematike ”.
Ndërsa shprehu mbështetjen për ministren e re të Jashtme, Cakaj theksoi se angazhimi i tij në Shqipëri do të vazhdojë.
“Jam i lumtur që Xhaçka do i prijë delegacionit shqiptar në konferencën ndërqeveritare. Angazhimi im për Shqipërinë nuk mbaron këtu. Unë jam rritur me Shqipërinë më tepër se realitet politik ka qenë ëndërr historike. Dua t’i uroj suksese dhe punë të mbarë ministres së re të Jashtme. Nga sot, nuk jam thjesht një paraardhës politik, por një mbështetës i madh që të shkëlqeni si zonjë e hekurt në krye të diplomacisë shqiptare”. (A2 Televizion)