Heroi James Rodriguez, i shpëton jetën rivalit në fushë

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 16:41 | Futboll
Heroi James Rodriguez, i shpëton jetën rivalit në fushë

Tmerri i përjetuar me Christian Eriksen gjatë finaleve të “Euro 2020” u përsërit në Katar.

Në ndeshjen ndërmjet Al Rajan dhe Al Uakrah, heroi ishte James Rodriguez. Ish-ylli i Realit dhe Bayern i shkoi në ndihmë mbrojtësit Osman Kulibali, i cili pësoi atak kardiak dhe u shemb në fushë.

Ylli kolumbian i rregulloi pozicionin e kokës, në mënyrë që futbollisti kundërshtar të vazhdonte të merrte frymë, derisa të vinte ndihma e shpejtë.

Sipas mjekëve, ndërhyrja e 32-vjeçarit Rodriguez ishte vendimtare për t’i shpëtuar jetën lojtarit nga Mali, pas infarktit të pësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos