
Humbja e hidhur në finalen e Superkupës së Italisë, u shoqërua me gjestin e dënueshëm të Leonardo Bonucci.
Mbrojtësi i Juventusit po bëhej gati të hynte në fushë, në momentin kur dukej se fituesi do të vendosej nga ekzekutimi i penalltive. Por, goli i Alexis Sanchez i dhuroi triumfin Interit, teksa Bonucci u zemërua me sekretarin e zikaltërve, Cristiano Mocillo, i cili po i festonte afër.
Shtyrjet, kërcënimet e madje edhe goditjet gjithsesi u dënuan me vetëm 10 mijë euro gjobë nga Komisioni i Disiplinës në Itali.
Në këtë mënyrë, mbrojtësi i Juventusit i shpëtoi pezullimit të gjatë për gjestin e dënueshëm. (A2 Televizion)