
Maqedonia e Veriut do të ketë një kryeministër teknik në ditët e para të vitit të ri dhe ai do të jetë pikërisht ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Në zbatim të marrëveshjes së Përzhinos, vendi duhet të ketë një kryeministër teknik përpara zgjedhjeve dhe për këtë arsye është vendosur që në 3 janar vendi i Zoran Zaev të zihet nga ministri Spasovski.
Ai do të qëndrojë në krye të qeverisë në Maqedoninë e Veriut deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që janë parashikuar të mbahen më 12 prill të vitit 2020.
“Dëshira ime është që sa më shkurt të jem në këtë pozitë që të kthehet sërish kryetari Zoran Zaev”, shkruan ministri në rrjetet sociale. (A2 Televizion)