“Cambrian Patrol 2022”, Forcat Speciale të FA renditen të dytat në Uells

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 18:05 | Aktualitet
“Cambrian Patrol 2022”, Forcat Speciale të FA renditen të

Në aktivitetin ndërkombëtar "Cambrian Patrol 2022" në Uells, ku morën pjesë 160 ekipe nga 30 shtete të ndryshme, ekipi i Regjimentit të Operacioneve Speciale të FA u rendit në vendin e dytë.

Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes vlerësohet kjo arritje, ndërsa theksohet se gara ishte sfiduese dhe të mundimshme.

“Ekipi i Regjimentit të Operacioneve Speciale të FA u rendit në vendin e dytë, mes 30 shteteve pjesëmarrëse dhe 160 ekipeve, në aktivitetin ndërkombëtar "Cambrian Patrol 2022" që u zhvillua ne Uells, Britani e Madhe. Arritje e shkëlqyer në një garë sfiduese dhe të mundimshme që nxori në pah vlerat e lidershipit, punën në ekip dhe aftësi shumë të larta fizike në përmbushjen e misionit, duke u trajnuar në kushte tejet të vështira atmosferike dhe psikologjike, në terren të thyer dhe të panjohur”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/watch/?v=632189448455805&extid=NS-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C&ref=sharing

A2 CNN Livestream

Latest Videos