CDC: Efektiviteti i vaksinave Covid bie deri në 75%

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 09:03 | Bota
CDC: Efektiviteti i vaksinave Covid bie deri në 75%

Vaksinat për Covid-19 kanë humbur nga efektiviteti i tyre në lidhje me parandalimin e shtrimeve në spital. Këtë tregojnë të dhënat e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas CDC, efektiviteti ka rënë 75%, në krahasim me 95% që ishte kur vaksinat dolën në fund të vitit 2020.

Gjithsesi, këto vaksina janë ende 95% efektive për të parandaluar format e rënda të Covid-19, por të dhënat tregojnë se shanset që një person i vaksinuar me dy doza të përfundojë në spital, po rriten ndjeshëm.

https://a2news.com/2021/08/31/pandemia-eshte-larg-perfundimit-zbulohet-variant-i-ri-i-koronavirusit/

Ende nuk dihet nëse efektiviteti ka rënë për shkak se mbrojtja që ofron vaksina bie me kalimin e kohës apo për shkak të variantit të ri Delta.

Të dhënat u publikuan në një kohë që në SHBA po mendohet të bëhet edhe doza e tretë e vaksinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos