
Izraeli ka shënuar të martën 11 mijë raste të reja me koronavirus. Autoritetet shëndetësore deklaruan se varianti Delta i koronavirusit, ka përkeqësuar situatën epidemiologjike në këtë vend dhe ka çuar në numrin record të infektimeve.
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se situata mund të kontrollohet përmes vaksinimit dhe ka inkurajuar të gjithë banorët e moshës 12 vjeç e lart që të marrin një dozë shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech. Bennett tha se vaksinimi me dozën e tretë po tregon rezultate, veçanërisht duke ulur numrin e të hospitalizuarve.
Ndërkaq, rreth 60% e 9.3 milionë banorëve të Izraelit kanë marrë dy dozat e vaksinave pasi në dhjetor të vitit 2020, Izraeli ishte një nga vendet e para që nisi fushatën kombëtare të vaksinimi.
Si pasojë numri i rasteve ditore u ul ndjeshëm dhe mundësoi heqjen e pothuajse të gjitha kufizimeve (A2 Televizion)