
UEFA nuk mori masa ndëshkuese për klubet që iu bashkuan Super Ligës, por Presidenti i saj, Aleksander Ceferin, ka paralajmëruar klubet që ende nuk e kanë zyrtarizuar tërheqjen nga kjo nismë, se nuk do të mund të luajnë në Champions League.
Në deklarata për “Der Spiegel”, Ceferin ka përsëritur ato që po rrezikojnë ekipet: “Çdo klub që vazhdon të jetë i përfshirë në Super Ligë, në të ardhmen nuk do të mund të luajë në kompeticionet e organizuara nga UEFA”.
Një mesazh direkt për Juventus, Milan, Real Madrid dhe Barcelona, 4 ekipet që nuk kanë zyrtarizuar ende tërheqjen nga Super Liga.
“Kompeticionet tona do të jenë fantastike edhe pa këto 4 ekipe. Kushdo që kërkon të tregohet egoist mund ta provojë sërish krijimin e Super Ligës. Por, e pamë se si dështuan ata që e provuan herën e parë”, shtoi Ceferin. (A2 Televizion)