Është një nga legjendat e futbollit britanik, padyshim më i njohuri nga Uellsi bashkë me Gareth Bale, dhe, po të shkojmë vite më parë, Ian Rush.
Por emri i Ryan Giggs pas karrierës së tij fantastike me Manchester United mund të ketë një vijim të hidhur.
Giggs u akuzua sot formalisht për sulmin ndaj dy grave, ku njëra ishte ish e fejuara e tij Kate Greville, sulm që sipas autoriteteve ka ndodhur nëntor dhe ka përfshirë edhe një mikeshë të saj. Greville ka akuzuar 47-vjeçarin edhe për presione të vazhdueshme nga viti 2017 deri në dhjetorin e vitit 2020.

Giggs ka dhënë dorëheqjen nga trajner i Uellsit sapo ka marrë njoftimin për fillimin e gjyqit, dhe nuk do ta drejtojë atë në kampionatin europian të këtij viti, i zëvendësuar nga Robert Page. (A2 Televizion)