Çelja e negociatave, “raundi i dytë” në dhjetor?

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 14:15 | Politikë
Çelja e negociatave, “raundi i dytë” në dhjetor?

Këshilli Europian nuk arriti të dakordësohej për një vendim lidhur me çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kompromisi mes liderëve të BE-së dhe krerëve të shteteve anëtare nuk ishte i mundur për shkak të Francës.

Presidenti, Emmanuel Macron kërkoi që procesi i zgjerimit të stopohet pa afat deri në reformimin e thellë të tij. Përveç Francës, edhe Holanda ishte kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, kryeministri Mark Rutte kishte një tjetër qasje dhe kërkoi të veçohej në procesin e integrimit. Por kjo kërkesë e tij u kundërshtua nga liderët dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së.

Sipas “politico.eu”, bisedimet janë ndërprerë, por Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk pritet që të njoftojë se do të ketë një takim të dytë në dhjetor, ku liderët do t’i rikthehen çështjes së zgjerimit. Edhe pasuesi i tij në këtë detyrë, Charles Michel, citohet të ketë thënë se “është i gatshëm të merret me këtë çështje”, në dhjetor, sipas një burimi diplomatik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos