Çelja e negociatave, të gjithë sytë nga Brukseli. Presidenti i PE: Të mbajmë premtimet

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 18:06 | Politikë
Çelja e negociatave, të gjithë sytë nga Brukseli.

Liderët europianë kanë nisur samitin dyditor në Bruksel. Përveç çështjes së zgjerimit, në mesin e pikave të rendit të ditës do të jenë largimi i Britanisë nga blloku (Brexit), Siria, ndryshimet klimatike, prioritetet dhe çështjet financiare të Komisionit të ri Europian që do të nisë punimet në nëntor.

Krerët e vendeve anëtare të unionit do të diskutojnë mbi përfundimet e arritura në mbledhjen e ministrave të jashtëm në Luksemburg që u zhvillua këtë të martë. Në këtë takim, ministrat nuk dolën me një vendim konkret mbi këtë çështje. Ndërsa, pritet të jetë dita e nesërme ajo e cila të saktësojë për një çelje të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

https://a2news.com/2019/10/17/negociatat-hahn-jo-ja-nuk-eshte-deshtim-i-qeverise-shqiptare/
https://a2news.com/2019/10/17/hapja-e-negociatave-merkel-shanset-nuk-jane-te-mira/

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është takuar me liderë të ndryshëm të Bashkimit Europian dhe të shteteve anëtarë gjatë Këshillit Europian, me të cilët ka diskutuar edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sassoli theksoi se kërkoi nga liderët që të mbajnë premtimet dhe të çelin negociatat për të dyja vendet. Ndjekim fjalën e tij.

“Kemi folur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që janë dy vende që kanë kërkuar çeljen e negociatave. E dimë që ka qëndrime të ndryshme për këtë, por qëndrimi ynë është që t’u japin dritën e gjelbër. Ne mendojmë se nëse Bashkimi Europian kërkon sakrifica dhe ndryshime, dhe nëse ato sakrifica dhe ndryshime implementohen, ne duhet të mbajmë fjalën e dhënë dhe premtimet”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/16/franca-shuan-optimizmin-macron-negociatat-pas-reformimit-te-be/
https://a2news.com/2019/10/16/negociatat-rama-nga-brukseli-per-a2-ndarje-nga-maqedonia-sjemi-ne-keto-kushte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos