
Këshilli i Ministrave për Evropën i hapi dritën jeshile nisjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pas këtij vendimi kaq të pritur, nuk ka munguar edhe reagimi i ambasadores amerikane në Tiranë. Me anë të një postimi në Twitter, Yuri Kim shkruan se ky vendim reflekton punën e palodhur të qeverisë dhe qytetarëve.
Kim thekson se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm reformat dhe hapat e tjera të nevojshme për t’u anëtarësuar në BE. (A2 Televizion)