Ceremonia virtuale e diplomimit, pedagogët, jehonë dijes nga amfiteatri antik i Durrësit

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 14:58 | Aktualitet
Ceremonia virtuale e diplomimit, pedagogët, jehonë dijes nga

Diplomimi është një ëndërr për shumë të rinj, për ata që mund të jetonin orë të tëra në auditorët e fakulteteve, e për shumë të tjerë që nuk fituan të drejtën e arsimit universitar.

Pas së paku tri viteve universitare, pritej që të rinjtë të hidhnin kapelat në ajër, të bëheshin bashkë për të festuar një mision të përmbyllur e për të qenë gati drejt të tjera sfidave. Por, kjo s’mund të ndodhë kur bota pushtohen nga pandemia globale. Kapelat nuk mund të hidhen. E megjithatë, pedagogët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë gjetur një tjetër mënyrë. 1600 studentët që kanë përmbyllur studimet i kanë ftuar në një ceremoni virtuale.

Ceremonia u organizua në nder të arritjeve akademike të studentëve, por edhe për të ngritur moralin e tyre në kohë të tilla ankthi e pasigurie.

“Shumë gjëra kemi kaluar së bashku vitin akademik që lamë pas. Në fillim u përballëm me tërmetin që goditi qytetin, mandej pandeminë COVID-19. Por pavarësisht gjithçkaje ky vit do të mbesë në kujtesë për ju dhe ne i mbushur me mbresa dhe ngjarje, miqësi dhe unitet, kurajë për të tejkaluar vështirësitë”, u shpreh rektorja Sotirofski në fjalën e saj për studentët.

E ftuar nderi e ceremonisë së diplomimit ishte Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Ajo ka ndarë në këtë ceremoni një mesazh për të rinjtë.

Kjo ceremoni u organizua në Amfiteatrin Antik të Durrësit për të treguar trashëgiminë e jashtëzakonshme të këtij qyteti, dhe iu kushtua studentëve që me vullnetarizimin e tyre gjatë tërmetit u shndërruar në shembuj shprese dhe rimëkëmbjeje për vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos