Rama tjetër post Bushatit, e propozon si përfaqësues të OSBE për median

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 10:14 | Aktualitet
Rama tjetër post Bushatit, e propozon si përfaqësues të OSBE

Pasi e ngarkoi si të dërguarin e tij të posaçëm në OSBE, Edi Rama propozon një tjetër detyrë për Ditmir Bushatin.

Kryeministri shqiptar, që drejton presidencën e OSBE, ka propozuar ish-kreun e diplomacisë shqiptare, për të mbajtur detyrën e Përfaqësuesit të OSBE, për lirinë e medias.

Edi Rama, vlerëson njohjet e Bushatit në çështjet shumëpalëshe dhe veçon faktin se është ministri i Jashtëm më jetëgjatë në 30 vjet demokraci, për të vlerësuar se ai është kandidati më i mirë për të zëvendësuar Harlem Dezir.

Rama thotë se Shqipëria është krenare që nominon Bushatin për këtë detyrë. Përfaqësuesi i medias, zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos