
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë përballë Gjykatës së Tiranës ku dëshmoi në procesin gjyqësor për çështjen "Babalja".
Alibeaj deklaroi para trupës gjykuese se në cilësinë e deputetit të PD dhe drejtorit të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë publikoi audio-përgjimin bashkë me kolegët Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi.
"Bazuar në moralin politik dhe perceptimin që krijohej nga analiza e fakteve që pohoheshin meritonte të bëhej publik" tha Alibeaj.
I pyetur nga avokatët nëse ka pasur një konspiracion në këtë çështje Alibeaj tha se nuk ka pasur ndonjë qëllim të fshehtë për të goditur dikë personalisht. (A2 Televizion)