Operacioni “Distributori”, arrestohet shpërndarësi i kanabisit te “Myslym Shyri”

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 13:06 | Kronikë
Operacioni “Distributori”,  arrestohet shpërndarësi i

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29 vjeçar për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa në doza të vogla gjatë finalizimit të operacionit “Distributori”.

Sipas uniformave blu, në bazë të metodave speciale të hetimit, u bë i mundur arrestimi i 29 vjeçarit E.M. dhe sekuestrimi i 1.1 kg kanabis sativa.

I dyshuari u ndalua në rrugën “Myslym Shyri” ndërsa ushtronte aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndës narkotike.  Në momentin e arrestimit atij iu sekuestruan 3 qese me kanabis sativa dhe gjatë kontrollit në ambientet e përdorura prej tij u gjet sasia prej 1.1 kg kanabis.

Gjithashtu në kuadër të operacionit, u procedua në gjendje të lirë shtetasi L.I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos