Çështja e Aldo Bares, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 09:04 | Kronikë
Çështja e Aldo Bares, Gjykata e Lartë lë në fuqi

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren, të akuzuarin si drejtues të bandës famëkeqe të Lushnjës.

Çështja ndaj Bares, i njohur dhe si Alfred Shkurti, u rigjykua në Gjykatën e Lartë në zbatim të një vendimi të Kushtetueses të vitit 2017.

Përballja e Bares me drejtësinë ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e gjykimit.

Organizata kriminale e njohur si “Banda e Lushnjës”, sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, i shënoi fillesat e saj në korrik 1997. Krijimi i saj u pasua me ngjarje të rënda kriminale, përfshi vrasjet me paramendim. Sipas prokurorisë, veprimtaria kriminale e kësaj organizate u shtri në vitet 1998-2005. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/15/dosja-e-masakres-se-lushnjes-si-u-formua-nje-grup-kriminal-per-te-vrare-nipin-e-aldo-bares/

A2 CNN Livestream

Latest Videos