Dyshohen për aktivitete kriminale, sekuestrohen pronat e tre shtetasve

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 12:37 | Kronikë
Dyshohen për aktivitete kriminale, sekuestrohen pronat e tre shtetasve

Pronat e tre personave që mendohet se kanë përfituar nga aktivitete kriminale janë konfiskuar sot nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Lushnjës, sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”.   

Bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve Julian Sulo, Fatmir Abdurrahmani dhe Demir Licka, ku të paktën dy të parët janë emra të njohur nga forcat e rendit.

Julian Sulo, i njohur edhe si "Juli i Pashakos" në vitin 2019, ai ishte nën hetim për vrasjen e Zamir Latifit, ku në shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Kurti, i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit edhe si një nga autorët e atentatit të prokurorit Arjan Ndoja, ndërkohë që Fatmir Abdurramani rezulton i dënuar më parë në Itali për prostitucion.                                      

Julian Sulos i janë sekuestruar një shumë monetare prej 70.060 Euro, një automjet tip "Porsche Cayanne” dhe një apartament 110 m2 në Durrës.

Demir Lickës i janë sekuestruar një lokal 180m² dhe një parcelë 1050,4m2 në Lushnjë dhe automjeti i tij "Volkswagen Passat".

Janë konfiskuar edhe pronat e Fatmir Abdurrahmanit, më saktësisht tri njësi shërbimi, dy apartamente, 130.58m2, një garazh dhe një lokal, të gjithë me vendndodhje në Lushnjë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos