
Ledion Krisafi, ekspert i Çështjeve Ndërkombëtare, ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani, ku u diskutua ndër të tjera për çështjen e detit me Greqinë, e cila sipas ministrave të Jashtëm të dy vendeve, do të shkojë në Hagë.
Krisafi theksoi se për këtë çështje ka mungesë të theksuar transparence.
“Nuk ka një transparencë se për çfarë është duke u diskutuar. Edhe nga konferenca e sotme, unë nuk shoh asgjë të re. Palët janë dakord për të shkuar në Hagë, por nuk janë dakord për çfarë të shkojnë në Hagë.
Pala greke duket më e qartë se çfarë kërkon, ndërsa pala shqiptare nuk ka qartësi. Hapat mund të jenë bërë mes palëve, por ndërsa jemi gati në të njëjtin pikë edhe pas 2 vitesh, duke se nuk ka një kompromis se për çfarë duhet shkuar në Hagë”, tha Krisafi. (A2 Televizion)