Çështja e ish-agjentit të FBI, Andoni: Rama po e shfryn opozitën me aksionin e saj

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 20:21 | Politikë
Çështja e ish-agjentit të FBI, Andoni: Rama po e shfryn

“Ka një element që flet në favor të Ramës. Charles McGonigal ka bërë vetëm një dalje përpara një distrikti dhe këtë javë e pret dalja e dytë. Ai ende nuk është deklaruar fajtor. Problemi deri tani është vetëm mediatik në SHBA. Mesa duket zoti Rama, në amulli që ka përfshirë Shqipërisë ende sipërfaqësore, ka zgjedhur elementin për të shfryrë opozitën me aksionin e saj”.

Kështu u shpreh analisti Ben Antoni teksa ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN ku u fol për protestat e opozitës dhe çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ai theksoi se kjo ka lidhje me vendimin që pritet të japë gjykata më 3 mars në lidhje me Partinë Demokratike. “Ka një logjikë që e mbështes këtë. Afrimi i 3 marsit e ka bërë Berisha të dalë pak nga vetja e tij. Së pari, të bëjë presion të madh ndaj gjykatave duke treguar se është ai autoriteti kryesor i opozitës. Në fakt, de facto ai është. Po ta shikoni me kujdes edhe zoti Meta nuk e do shumë këtë”, u shpreh Andoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos