
Gjykata e Posaçme i komunikoi ish-shefit te postës policore të Dhërmiut, Sokol Bode masën e arrestit me burg.
Kjo masë i ishte caktuar nga togat e zeza gjatë kohës që Bode ishte në arrati, ndërkohë që në prillin e këtij viti Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kishte dënuar atë me 12 vite burg në mungesë, por nga gjykimi i shkurtuar i shkoi në 8 vjet.
Bode akuzohet si një nga ish-zyrtarët e policisë, ku janë të përfshirë edhe Jaeld Çela e Gjergj Kohila, si pjesë e aktiviteteve kriminale të grupit të Habiljave, në veçanti trafikun e drogës në drejtim të Italisë. Për përfshirje në grupin e Habilajve është dënuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. (A2 Televizion)