
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person ka plagosur me armë zjarri një punonjës të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IMT).
“Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi. 52-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme”, lexohet në komunikatën e policisë. (A2 Televizion)