“Çfarë ke në pako? M*t kam futur”, zbardhen përgjimet e trafikut të drogës me Turqinë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 17:23 | Kronikë

Gazetari i A2CNN Armand Bajrami ka arritur të sigurojë detaje nga dosja hetimore e operacionit të SPAK në bashkëpunim me Eurojust, për të goditur një rrjet kriminal me 21 persona, që trafikonte drogë nga Lindja e Mesme drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.

Në kuadër të operacionit “Nga bregu në breg”, GJKKO la sot në burg 20 prej të arrestuarve, ndërsa kanë dalë në dritë përgjimet e grupit, ku bie në sy se shpeshherë drogës i referohen si ‘vezë’.

Në përgjime trafikantët komunikojnë për oraret e kalimit në dogana, sasinë e drogës apo përshtatjen e vendit brenda kamionëve për të fshehur lëndën narkotike.

Në dosjen hetimore, një prej bisedave të transkriptuara realizohet mes trafikantit Shpëtim Pjeshka dhe punonjësve të policisë që e kalojnë kamionin e tij për skanim në vijën e dytë të pikës kufitare të Kakavijës.

Ndalimi i 63-vjeçarit nga Elbasani për kontroll në doganë është bërë në mbrëmjen e 2 qershorit 2021, kur u kapën 15 kilogramë heroinë. Droga ishte e ndarë në 30 pako.

PËRGJIMI

Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?

Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?

Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!

Besnik Ruçi: Po s’ja çoj dot unë?

Artur Sulaj: Po ja ta marr… po qe aty

Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.

Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shtetasit Shpëtim Pjeshka, trafikant dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.

Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë? Çfarë ke futur.

Polici 2: Çfarë janë këto pako?

Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur

Polici 1: M*t???

Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!

Polici 2: O Nadir, prangat, prangat!

Polici 1: Ulu poshtë, ulu!

Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë!

Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt!

Polici 2: E pe skanerin Berti?

Polici 1: Nuk!

Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!

Polici 1: Sa kile janë?

Shpëtim Pjeshka: 15…

Polici 1: Po mirë!

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë (i përcaktuar në bisedën më sipër si "Polici 2"), njofton me telefon eprorin e tij ku e vë në dijeni për sasinë e drogës së kapur.

C: Aloo, po drejtor, po, po, e markoj vetë skaneri me të kuqe, ky thotë 15 kile aty ku e markoj skaneri, ka bërë një modifikim të kroskotit, heroinë, heroinë, hajde rrofsh rrofsh

C: Sa kile janë?

A: 15 pra… (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos