Çfarë po ndodh me Albanologjinë? Fuga: E mbushur me paragjykimi. Ka një hipokrizi të madhe

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 21:50 | Politikë
Çfarë po ndodh me Albanologjinë? Fuga: E mbushur me

Akademiku, Artan Fuga, u shpreh në “Intervistë me Merita Haklajn” se me Albanologjinë po ndodh një hipokrizi e madhe. Ai theksoi se Albanologjia nuk mund të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave pasi Albanologjia e ka krijuar atë.

“Di që Albanologjia ka qindra probleme metodologjike, shkencore. Ai që thotë unë isha në një gjendje të përkryer, studimet e mia ishin të përkryera... Se di. Unë di që Albanologjia është e mbushur me paragjykime që nuk kanë të bëjnë me shkencën. Problemi im që dola kundër, problemet e Albanologjisë nuk i zgjidh një bashkim institucional me Akademinë e Shkencave. Këtë hipokrizi unë nuk e pranoj.

Albanologjia është që në shekullin e 19. Si më thua që Albanologjia mund të rrijë në Akademinë e Shkencave kur në origjinë është Albanologjia që ka krijuar Akademinë e Shkencave?! Këtë mos ma thuaj sepse po i jep një zgjidhje ta gabuar sistemit”, u shpreh Fuga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos