Çfarë po ndodh me bujqësinë dhe fermerët? Ministrja Ekonomi: Duhet të rrisim madhësinë e fermës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 21:00 | Ekonomi
Çfarë po ndodh me bujqësinë dhe fermerët? Ministrja

Bujqësia, sektori më i madh ekonomisë shqiptare, shfaqi kontradikta të forta gjatë pandemisë. Prodhimi i Brendshëm Bruto u shtua me vetëm 0,5% në vitin 2020, por eksportet e ushqimeve u rritën në rekorde historike në tre dekadat e fundit. Më saktësisht, kapën vlerën e 39 miliardë lekëve në fund të 2020-s dhe kanë arritur në 16,9 miliardë lekë në 5-mujorin e parë të këtij viti.

Por, me gjithë zgjerimin e eksporteve, bujqësia vijon të jetë sektori më pak produktiv i ekonomisë, kurse rritja e të ardhurave nga shitjet po shkon më shumë te zinxhirët e furnizimit sesa te prodhuesit, e thënë ndryshe, tek fermerët.

Në tremujorin e fundit të vitit 2020, paga mesatare mujore bruto në bujqësi ishte rreth 35 mijë lekë, ose 37% më e ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Ndërkohë që sipas një studimi të Programit Botëror të Ushqimit, FAO, shumica e fermave në vend, ato me sipërfaqe 1 hektar, rezultojnë me humbje dhe prodhojnë vetëm për vetëkonsum. 

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, ishte e ftuar në “A2 Business” për të komentuar situatën në sektorin e bujqësisë.

“Bujqësia ka qenë një nga sektorët që i ka bërë ballë pandemisë. Ai ka qenë sektori që ka mbajtur eksportet tona. Nga ana tjetër, sipërfaqja që kemi konsideruar të mbjellë ka ardhur në vite duke u shtuar, por duhet theksuar që në bujqësi kemi disa nënsektorë, që kanë të bëjnë me agropërpunimin dhe në kohën e pandemisë vijoi punën bujqësia, por këto sektorë të agropërpunimit kanë qenë të mbyllur, pasi hyjnë te pjesa e industrisë. Kur flasim për sektorin, duhet të kemi parasysh që ka disa nënsektorë”, tha Ekonomi.

https://a2news.com/2021/06/16/zv-ministrja-gjeci-ne-mandatin-e-trete-qeveria-ka-parashikuar-rritje-te-subvencioneve-dhe-fondeve-per-fermeret/

Ministrja shtoi se “punësimi në bujqësi është rezultat i shtimit të shumë proceseve të punës që po ndodhin në bujqësi. Është edhe fakt që popullsia shqiptare po tkurret dhe numri i forcave të punës po ulet”.

Sipas saj, “një nga orientimet kryesore të bujqësisë është që të shtojmë edukimin profesional të mesëm apo të lartë në këtë sektor, që të ketë punë me cilësi dhe pagë më të lartë”.

https://a2news.com/2021/06/16/resuli-skemat-kombetare-jane-therrime-perballe-nevojave-te-fermereve/

Kur u pyet në lidhje me problemet që has bujqësia, Ekonomi tha: “Vë re se fermat janë të vogla dhe duhet të rrisim madhësinë e fermës. Fermerët duhet të bashkojnë punën me njëri-tjetrin. Ne duhet ta nxisim këtë gjë me incentiva, po përpiqemi që të gjejmë një model ku fermerët bashkohen në një komunitet të caktuar”.

https://a2news.com/2021/06/16/bujqesia-rrapaj-skemat-kombetare-nuk-kane-qene-eficente-sa-permenden/

Në fund, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, u shpreh se “fokusi është rritja e eksporteve, pasi kjo do të synojë të përdorë më mirë sipërfaqen e tokës, duke shtuar sipërfaqen e tokës me serra”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos