Heqja e kufizimeve nga BE, shoqatat e operatorëve: Vendim që duhet parë me rezerva

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 14:55 | Ekonomi

Heqja e kufizimeve për udhëtimet drejt vendeve të Bashkimit Europian, për kryetarin e Shoqatës së Tur-Operatorëve, Besnik Vathi është një lajm i mirë, por që duhet parë me rezerva. Sipas tij, lënia në dorë e vendeve anëtare që të vendosin mbi masat specifike mund të kushtëzojë udhëtimet.

“Efekti praktik i këtij vendim sot është zero. Nuk ka asnjë mundësi që ne sot të presim biletën dhe të udhëtojmë drejt Gjermanisë, Francës apo një shteti tjetër, pa u shoqëruar nga vendimet e çdo vendi”.

Për Vathin, përpos vendimit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autoritet në vend duhet të lehtësojnë më tej masat shtrënguese si pasojë e pandemisë Covid-19 me qëllim rigjallërimin e turizmit.

“Çdo ditë e mbajtur mbyllur është në dëm të ekonomisë së vendit”.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën për të hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë shtete, përfshirë këtu Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, pavarësisht vendimit në parim, vendet anëtare të bashkimit Europian do vendosin për masat specifike për udhëtimet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/16/be-heq-kufizimet-per-udhetaret-nga-shqiperia/
https://a2news.com/2021/06/16/be-hoqi-kufizimet-per-udhetaret-nga-shqiperia-rama-nuk-ndalemi-me-ne-ngjitjen-drejt-majes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos