Që prej 1 Janarit 1999, kur në treg u hedh për herë të parë kartëmonedha 5 mijë lekëshe, paraja në duart e shqiptarëve është mbi pesëfishuar, nga 65 miliardë lekë, në 363 miliardë lekë.
Me rritjen e parasë në qarkullim, leku është zhvlerësuar, duke bërë që të kesh nevojë për më shumë para për të blerë diçka apo për të paguar një punonjës. Kështu përballë inflacionit dhe zmadhimit të ekonomisë në tërësi, ka lindur nevoja për të pasur një kartëmonedhë me vlerë më të madhe, si 10 mijë lekëshi.

Qytetarët duken kurioze për kartëmonedhën e re, por kur ende has vështirësi për të thyer një 5 mijë lekësh në prerje më të vogla, ka edhe qytetarë që mendojnë se 10 mijë lekëshi nuk është për popullin.
Përdorimi i gjerë i cash-it, apo parasë fizike në ekonominë shqiptare është parë gjithmonë si një problem i madh për sistemin bankar, veçanërisht për kostot e magazinimit dhe transportimit të saj. (A2 Televizion)