Çfarë shërbimesh ofrohen pranë gjendjes civile?

Nga A2 CNN
26 Prill 2020, 15:54 | Sociale
Çfarë shërbimesh ofrohen pranë gjendjes civile?

Për të përfituar shërbime në zyrat e gjendjes civile duhet të jesh i pajisur me maskë dhe doreza. Këto sportele aktualisht ofrojë vetëm 2 shërbime: regjistrimi i akteve të lindjeve dhe regjistrimet e vdekjeve, shpjegoi për A2 Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Dorecaj.

Ata të cilët kishin aplikuar për karta identiteti apo pasaporta biometrike, para 10 marsit, kur nisi izolimi, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre, por sipas një protokolli të përcaktuar për shmangur grumbullimet.

“Shpërndarja bëhet mbi bazën e një kalendari dhe njoftimi të koordinuar, ku qytetari lajmërohet me një SMS dhe i kërkohet të paraqitet në sportel në një orar të caktuar. Qytetarët janë me një diferencë 10 minuta nga njëri-tjetri, për të mos krijuar konfuzion”, tregon Dorecaj.

Drejtoria e Gjendjes Civile po mendon shtimin e shërbimeve që ofrohen në sportelet e saj në javët e ardhshme, duke garantuar shëndetin e qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos