Legjenda e portës së Holandës del nga reanimacioni, Van der Sar: Së shpejti në shtëpi

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 23:21 | Futboll
Legjenda e portës së Holandës del nga reanimacioni, Van der Sar:

Ish-legjenda e portës së Holandës, Manchester United, Juventusit e Ajax-it, ka dalë nga reanimacioni. Ai ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

“Së pari, duam t’i falënderojmë të gjithë për të gjitha mesazhet e mbështetjes. Jam i lumtur të njoftoj se nuk jam më në reanimacion. Megjithatë, jam ende në spital.

Shpresoj të shkoj në shtëpi javën tjetër dhe të bëj hapin tjetër në shërimin tim!”, ka shkruar ai.

Pak ditë më parë, Van der Sar u dërgua me urgjencë në spital, pasi pësoi hemorragji cerebrale. Për fatin e tij të mirë, situata tashmë është duke u përmirësuar dhe së shpejti do të dalë nga spitali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos