Champions League, vajzat e Vllaznisë premtojnë maksimumin përballë Realit

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 15:01 | Futboll
Champions League, vajzat e Vllaznisë premtojnë maksimumin

Një mision i vështirë, por jo i pamundur. Pas suksesit historik për kualifikimin në grupet e Champions League, vajzat e Vllaznisë kërkojnë të vazhdojnë dhe më shumë këtë ëndërr në arenën europiane.

Në ndeshjen e parë në grupe, kuqeblutë përballen me Realin e Madridit, një kundërshtar shumë herë më i fortë në letër, mirëpo shkodranët nuk kanë asgjë për tëhumbur. Këtë e ka pranuar dhe vetë trajneri i vajzave Nikolin Leka, teksa theksoi se vajzat do të japin gjithçka në fushë.

Vllaznia-Real Madrid do të luhet ditën e enjte në orën 18:45, në stadiumin “Loro Boriçi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos