Chelsea ngec edhe në fushën e Brighton

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 07:34 | Futboll
Chelsea ngec edhe në fushën e Brighton

Vijon momenti negativ i Chelsea-t. Blutë humbën pikë edhe në fushën e Brighton dhe nuk fitojnë në Premier League prej 26 dhjetorit të kaluar. Pas disfatës me Manchester City, londinezët u frenuan në barazim 1-1 edhe në Amex Stadium, duke përsëritur rezultatin e sfidës së fazës së parë.

Ziyech kaloi në avantazh Chelsea-n në pjesën e parë, menjë tentativë nga distanca në minutën e 28-të. Edhe pse goditja dukej e lehtë, nisja me vonesë e portierit Sanchez bëri që topi të përfundonte në rrjetë.

Pavarësisht atij episodi, ishin vendasit ata që u shfaqën më kërkues në lojë dhe këmbëngulja e tyre u shpërblye pas një ore lojë, me kapitenin Webster që vulosi baraspeshën pas zhvillimeve të një goditje këndi.

Te Chelsea mbetën vetëm paraqitja zhgënjyese e Lukakut, me kampionët e Europës që mbeten në vendin e tretë në renditje. Nga ky rezultat përfiton Liverpool, i vendit të dytë, që me dy ndeshje më pak ka shansin të shkëputet nga blutë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos